Jennifer Lopez tronditi rrjetin me fotot e saj të fundit nga ditëlindja e 52-të – një dhuratë që këngëtarja e famshme u bëri të gjithë fansave të saj. Më në fund, zyrtarizoi lidhjen me Ben Afflect duke postuar një foto me një puthje romantike me të.
Reagimi i rrjetit ishte thjesht “uuuaaaaauuu”, jo vetëm për dhuratën speciale që këtë herë e bëri vetë këngëtarja, por edhe për shkëlqimin që ylli i "Booty" tregon në çdo dalje të saj.
JLo i mahniti të gjithë edhe me veshjen këtë herë nga jahti luksoz; bikini portokalli nga ‘Valentino’ dhe një kimono të verdhë nga ‘Dolce & Gabbana’. Pamjen ia zbukuronte më tej edhe një kapelë nga ‘Nick Fouquet’, së bashku me aksesorë gold dhe bizhuteri.
Si gjithmonë, lëkura i shkëlqen falë kujdesit dhe produkteve të linjës së saj, “JLo Beauty”, të cilën këngëtarja kohët e fundit e ka ndarë edhe me fansat në mediat sociale.
Por, cila është pyetja e të gjithëve? Natyrisht, sa është çmimi i rrobave të banjës?
Këto bikini portokalli nga “Valentino”, të cilat shfaqen së bashku me logon e markës "V" me linja gjeometrike, mund të gjenden vetëm me pakicë. Rrobat e banjës kushtojnë secila nga 335 euro deri në 650 dollarë, në MyTheresa.com.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/26/auto_-640-0-60fd318852fdf1627276251.jpg)