Ish-konkurrentja e “Përputhen 1”, Ina Kollçaku, doli çift me Geri Bardhin nga programi i dashurisë.
Pavarësisht se marrëdhënia e tyre nuk funksionoi, dyshja kanë mbetur miq të mirë.
E ftuar në “Ora Verore”, Ina ka zbuluar se kjo verë e ka gjetur të dashuruar dhe me një lidhje të re.

Para një viti, Kollçaku deklaroi se dëshiron të bëhet nënë pa baba. E pyetur nëse i qëndron ende kësaj dëshire, Ina tha: “Po, vazhdoj ta mendoj”.
Pjesë nga intervista:

Ronaldo Sharka: Vitin e kaluar ke folur për faktin e të qenit nënë, pa baba. Vazhdon ende ti qëndrosh këtij mendimi?
Ina Kollçaku: Po, vazhdoj ta mendoj.
Ronaldo Sharka: Kur?
Ina Kollçaku: Biologjikisht jam duke e ndjerë gjithmonë dhe më shumë.
Ronaldo Sharka: Je apo jo e dashuruar?
Ina Kollçaku: Unë jam gjithmonë e dashuruar.
Ronaldo Sharka: Por me një person konkret?
Ina Kollçaku: Po, Ina Kollçaku është e dashuruar.
