Ndërsa po bëhet një vit nga lindja, Gigi Hadid vazhdon ta mbajë vajzën e saj larg vëmendjes së publikut.
Edhe pse postimet janë të shumta, modelja ka zgjedhur të mos e shfaqë publikisht vajzën, duke i fshehur portretin.
Së fundmi, Gigi ka publikuar një moment të adhurueshëm të së bijës me motrën e saj Bella.
Modelja shihet teksa mban në krahë mbesën 10 muajshe, ndërkohë që i tregon botën përtej dritares.
Postimi i Gigi vjen pasi ajo bëri një kërkesë publike për privatësinë e vajzës, duke iu kërkuar paparacëve të mos publikonin imazhin e saj. Hadid dhe partneri i saj, këngëtari Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të kaluar.
