Aktori i Prison Break, Wentworth Miller ka treguar se është diagnostikuar me autizëm si një i rritur.
Ylli tregoi se diagnoza zyrtare erdhi si një “tronditje” për të, edhe pse ai vetë kishte spekuluar më parë se ai mund të kishte autizëm, raporton Independent.
“Kjo vjeshtë shënon 1 vit që kur kam marrë diagnozën time joformale të autizmit. Ishte një proces i gjatë, me të meta, që kishte nevojë për azhurnim. Unë jam një burrë në moshë mesatare. Jo një 5 vjeçar”, shkroi 49 vjeçari në instagram.
“Unë nuk di sa duhet për autizmin. Ka shumë për të ditur. Tani për tani puna ime duket sikur evoluon mirëkuptimin tim”, shtoi ai.
Wentworth u nominua për çmimin Golden Globe, për interpretimin e tij në Prison Break. Ai gjithashtu ka luajtur në The Flash, Madam Secretary dhe DC’s Legends of Tomorrow.