Imazhi i Dua Lipas këto ditë të nxehta korriku ka kaluar në shërbim të familjes kryeministrore. Pas njohjes fillestare në godinën e kryeministrisë me Edi Ramën, pas drekave dhe darkave zyrtare, familja e Dua Lipës ka vendosur të shijojë disa momente në plazh bashkë me familjen kryeministrore.
E ka zbuluar këtë Greg Rama, djali i kryeministrit, që nuk i ka rezistuar selfie me këngëtaren e famshme.
Nuk dihet sa do të qëndrojnë bashkë Lipat dhe Ramat, por sigurisht që shfaqja në krah të yllit të muzikës pop, i jep një feksje tjetër shkëlqimit të zvenitur të Ramës nga skandalet e korrupsionit, që është edhe shkaku kryesor se përse qindra mijëra të rinj shqiptarë ikin jashtë vendit.

Por Dua pa dyshim që është një nga këngëtaret më të klikuara për momentin, për adoleshentët shqiptarë. Dhe sa të jetë kështu, nuk ka “levitating” që e shpëton nga kthetrat e politikës.