Tolgahan ka një marrëdhënie kaq të mirë me nënën e Almedës dhe këtë e vërteton veprimi i fundit i tij.
Aktori ka publikuar një foto me vjehrrën të shkrepur nga dasma e Ildës, motrës së Almedës dhe shkruan shqip duke e surprizuar.
"Zemra ime, vjehrra ime", shkruan Tolgahan duke e shoqëruar postimin me emojin e një trëndafili teksa shfaqet duke pozuar me vjehrrën krah për krah.

Nuk ka munguar as komenti i Almedës, e cila e lumtur për marrëdhënien e tyre kaq të mirë u ka dërguar dy zemra.