Mbrëmë në mesnatë, ashtu siç kishte paralajmëruar, Tayna lançoi këngën e saj më të re, të titulluar “Taka”.
Veshja e saj në videoklip si personazhi ‘Cruella’ në filmin “101 Dalmatët” bëri zhurmë.
Mirëpo pas lançimit, komentet e fansave nuk ishin aq pozitive dhe me ç’u kuptua kësaj here, reperja nuk i përmbushi pritshmëritë e ndjekësve të saj.
U desh vetëm një shikim në këngën e saj që të kuptohej se fansat janë ca të zhgënjter dhe këtë e treguan qartë.
Një pjesë shkruajnë se u mungon Tayna e vjetër me tekstet e bukura dhe stil në të kënduar, ndërsa të tjerë e krahasuan me personazhet e “Për’puthen”, shumica e të cilëve sapo dolën nga spektakli u bënë këngëtar pa pritur e pa kuptuar.