Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit të shkuar. Aktorja e njohur mirëpriti një djalë me emrin Amar. Fotot dhe momentet me të voglin e saj janë të shumta por portretin e tij ka vendosur të mos e zbulojë aspak.
Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Olta ka zbuluar dhe planet për të patur fëmijë të tjerë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/31/auto_0981627737981.jpg)
“Po mendoni për një fëmijë të dytë”, e ka pyetur një ndjekës. “Po së shpejti”, ia ka kthyer aktorja.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/31/auto_0971627737983.jpg)
Kujtojmë që Olta është shpërngulur prej kohësh në Spanjë pranë partnerit të cilin gjithashtu e ka mbajtur gjithashtu larg vëmendjes së publikut.