Ryva Kajtazi është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun.
Këngët e saja ndër vite, stili i saj unik ka bërë që ajo të komentohet shumë dhe të pëlqehet nga një audiencë mjaft e gjerë.
Ndërkaq ajo tashmë është tërhekur pak nga muzika duke i lënë kështu vend për përkushtim familjes së saj.
Ryva ka një vajzë, dhe para pak kohësh është bërë nënë për herë të dytë e një djali.
Së fundmi ajo që ka rënë në sy në profilin e këngëtares në Instagram, është një foto që ajo ka postuar.
Ryva ka të veshur një fustan tejet glamuroz, ngjyrë vjollce të shkëlqyeshëm, kjo e ka bërë këngëtaren të duket bukur dhe padyshim, shumë elegante.
