Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është mjaft e drejtpërdrejtë me 356 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, me të cilët herë pas here bën bashkëbisedime virtuale.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa u ka dhënë të drejtën atyre që t’i bëjnë pyetje të ndryshme.
Një ndjekës ka qenë kuriozë që të dijë nëse e ngacmojnë sërish vajzat Ledrit, edhe tani që ka një partnere dhe është bërë baba për herë të parë.
Dhe në fakt i ka kthyer përgjigje pyetjes.
“Jo, jo, jo, jo, fare domethënë”, shkruan Sara në “Instastory”, duke lënë të kuptohet se ende ka vajza që ngacmojnë Vulën.