Olta Gixhari në muajin gusht të vitit që lamë pas solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Olta lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar. Tashmë Amar është rritur dhe për pak ditë do të festojë 1-vjetorin e lindjes. Megjithatë gjatë gjithë kësaj kohe mami Olta është treguar shumë e kujdeshme dhe për asnjë moment nuk e ka zbuluar portretin e të voglit të saj.
Mirëpo sot ajo është “dorëzuar” dhe ka zbuluar se kujt i ngjason më shumë Amari. Ajo ka publikuar në Instagram një foto me të voglin, që e mban në duar dhe ka treguar se ka shumë ngjashmëri me të.
Ndërsa kur është pyetur se përse e mban të fshehtë dhe djalin dhe partnerin, ajo ka treguar se nuk e lejon ky i fundit që të publikojë foto të tyre.
“Nuk më lë burri ta shfaq as atë, as çunin. Na marrin mësysh thotë”, ka treguar Olta.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/01/auto_224900262_539943800536963_512840066698608551_n-300x6671627797504.jpg)