Në janar të vitit të shkuar, Fatma Methasani u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një djalë, që u pagëzua me emrin Noah, të cilit i është përkushtuar totalisht.
Së fundmi, ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një detaj nga periudha pas lindjes së bebit dhe tregon se ka humbur shumë kilogramë.
“Dhe siç po thoja, jam dobësuar deri në pikën që blej streçe tek sektori fëmijëve. Madje shpesh herë jam matchy-matchy (njësoj) me një vajzë 10-vjeçare që bën balet te palestra ime”, ka shkruar ajo.
Më herët, Fatma Methasani ka treguar se nuk e ka kaluar lehtë periudhën pas ardhjes në jetë të djalit, sepse i është dashur të luftojë me depresionin postpartum.
