Rita Ora duket se e ka seriozisht me regjisorin Taika Waititi. Teksa lidhjet e tjera i ka mbajtur të fshehta, në lidhjen me Taika, Rita po shfaqet sa më hapur. Jo vetëm publikoi foto me të në Instagram nga një festë e organizuar, por tani edhe ka bërë daljen e parë publike krah tij.
Çifti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve mbrëmë teksa ecnin në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Anxhelos.
Rita dhe Taika dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin teksa pozonin për fotografët jashtë Teatrit të “Regency Village”.
Këngëtarja u shfaq me një fustan të bardhë ndërsa Taika me kostum gri.
Lidhja e Ritës dhe Taikas u zbulua në mars të këtij viti dhe tashmë që e bënë publike, duket se gjërat janë serioze.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/04/auto_Screenshot_3-3-300x4001628060810.jpg)