Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare ka nisur lidhjen e saj të re që disa javë.
Dhe, Bebe Rexha tashmë nuk po e mban të fshehtë.
Ajo ka publikuar imazhe të reja në Instagram derisa nuk i kanë munguar ato edhe me partnerin e saj.
Bebe Rexha, postoi foto duke i theksuar tiparet e formësuara trupore ndërkohë 31-vjeçarja shfaqej edhe në krahët e të dashurit të saj, Keyan Safyari.
Ndryshe, ajo po e shijon suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes” e cila kishte realizuar projekte të reja muzikore.
Kujtojmë se, Bebe Rexha edhe pse ka realizuar albumin për shkak të pandemisë nuk po i lejohet mbajtja e koncerteve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/04/auto_f1628078589.jpg)