Modelja e njohur Vildane Zeneli është nga shqiptaret e para që depërtoi si modele në skenën botërore.
Modelja që ka punuar me emra të mëdhenj të modës jashtë kësaj ka një profesion komplet tjetër.
Ajo ka folur për kohën e pandemisë kur aktivitetet e modës kishin pushuar komplet por ajo kishte me çfarë të merrej.
Vildanja jashtë modelingut punon në fushën e menaxhmentit në një kompani, fushë të cilën e ka studiuar.
Mes tjerash ajo ka zbuluar se tashmë është më selektive sa i përket punës si modele dhe pranon vetëm disa nga ofertat që i vijnë.