E veshur me bikini të vogla ngjyrë të bardhë, Aurela pozoi në oborr dhe barku i saj i sheshte e madje edhe me muskuj nuk kishte si të mos vihej re.
Ajo i kishte lënë flokët biondë të lëshuara dhe kishte bërë grim shumë pak për të theksuar tiparet.
Në foton e parë, Aurela pozoi me fytyrë nga kamera, me duart pas kurrizit, duke treguar trupin e saj nga koka tek këmbët, ndërsa në imazhin e dytë dhe të tretë, ajo vuri në pah të pasmet e formësuara e të tonifikuara.



Hoxha i habiti të gjithë kur konfirmoi lajmin se është bërë nënë për herë të parë, me anë të disa fotove me të birin në krahë. Miku i saj, Endrit Mërtiri, zbuloi se modelja ka zgjedhur emrin Alaron që simbolizon “zgjuarsi, dhembshuri, besim”. Kuptimi i tij është “fat”, “ajo që ëshë e shkruar”.