Adelina Tahiri duket se po e shijon shumë këtë sezon veror, gjatë të cilit ka publikuar foto hot me bikini në rrjetet e saj sociale. Këngëtarja njihet për linjat trupore seksi, për të cilat kujdeset vazhdimisht, sidomos pas lindjes së djalit, Jonit.
Biondja seksi ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe të reja, në të cilat shihet e veshur me bikini në formë body, që i thekson gjoksin, të pasmet e mëdha dhe belin e hollë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/05/auto_0971628157015.jpg)
Adelina pozoi me flokët e lëshuar me onde, ndërsa në duar mbante aksesorë të ndryshëm për të plotësuar pamjen e saj. Gjithashtu, Tahiri kishte bërë make up për të theksuar vetullat dhe ngjyrën e veçantë të syve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/05/auto_0981628157013.jpg)
Disa muaj më parë, artistja ka thënë se dëshiron shumë të bëhet nënë për herë të dytë. Gjatë një interviste ajo u shpreh se vetë është rritur në një familje me katër fëmijë dhe do të dëshironte që edhe vetë të kishte më shumë se një.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/05/auto_0961628157011.jpg)
“Serjoza (partneri) meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi.Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë.
Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë më shumë do e bëj, por sigurisht dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë,”- ka thënë këngëtarja.
Përsa i përket shkëputjes nga muzika, Adelina ka thënë se për momentin i mungon motivimi, por ka theksuar se nuk do heqë dorë nga karriera si këngëtare, edhe nëse nuk e dëgjon njeri.