Në muajin gusht të vitit të kaluar, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Aktorja e njohur mirëpriti në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.
Tashmë që i vogli i saj është rritur e që së shpejti mbush një vjeç, Olta vendosi të tregojë me anë të një videoje se sa shumë ka ndryshuar trupi i saj pasi solli në jetë një fëmijë. Artistja ndau me ndjekësit në Instastory një video, me anë të se cilës tregonte se sa shumë kilogramë kishte humbur.
Gixhari shfaqet e veshur me një palë kominoshe të kuqe, me lule, të cilat shpjegon se i ka pasur që para se të mbetej shtatzënë, e tani, rreth një vit pas lindjes së Amar, at oi rrinë të mëdha.
“Sot kam veshur këto kominoshet, të cilat kanë vite që i kam dhe do jenë edhe disa vite të tjera që do i kem, se janë disa rroba që nuk do t’i heq kurrë nga garberoba ime, sepse i dua shumë. Por jo vetëm që u futa brenda këtyre, por i kam dhe pak më të gjera se atëherë”, dëgjohet duke thënë Olta, e cila duket shumë e lumtur me mënyrën se si trupi i saj duket.
Më pas ajo ndau edhe një foto të bukur me të birin, krah së cilës shkroi: “Mbamëni more njerëz me këtë njeri se e hëngra fare“.
Aktualisht, aktorja ndodhet në Spanjë së bashku me bashkëshortin dhe me të birin. Më herët ajoka treguar se nuk e publikon portretin e partnerit, pasi ai nuk është një figurë publike dhe dëshiron që gjërat personale t’i mbajë për veten.
Gjithashtu, Olta ka thënë gjatë një interviste se emrin e djalit të saj e ka propozuar mikesha e saj, blogerja Armina Mevlani, e cila i ka nisur një listë me emra.
“Amar lindi me dy A te këmbët e vockla, në taban. Postimi parë i Amarit në ‘Instagram’, që unë dhashë lajmin që lindi, ka dy A shumë të qarta. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe u kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani.
Armina, ndër të tjerë emra që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4- 5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar.
Të nesërmen kthehem prapë, po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim, mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj, është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta te ky emër”,- rrëfeu Olta atëherë.