Ajo është njëra prej blogereve shqiptare më të komentuara në rrjetet sociale e faqet rozë.
Bëhet fjalë për Armina Mevlanin, e cila njëherësh vetëm në Instagram numëron afro dy milionë ndjekës.
E njëjta së fundmi mori vëmendje me diza poza në bikini, gjersa ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.

Këto kanë bërë që të marrë reagime të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit që mban në po këtë rrjet të popullarizuar.
Ndërkaq, postimi deri më tani ka arritur të marrë mbi 11 mijë pëlqime.

Armina këto kohë është përfolur edhe për një ndarje nga Shkëlzen Berisha, aludime këto që u hodhën poshtë ditë më parë nga vet blogerja.
