Morena Taraku merr vëmendje me fustan tigri

Bota e Yjeve

Morena Taraku merr vëmendje me fustan tigri

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 21:52
Morena Taraku

Ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe momentalisht është njëra nga artistet më të pëlqyera shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren e modelen nga Peja, Morena Taraku, e cila prej shumë vitesh është zhvendosur në Turqi.

Artistja njëherësh është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, teksa publikon imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria.

Image

Ajo kësaj radhe u shfaq në formë të mrekullueshme në një fustan të gjatë me printim tigri.

Bukuroshja ka vënë në fokus linjat e bujshme trupore dhe për këtë mori reagime të shumta e nga më të ndryshmet.

Image

Videoja ndërkaq për pak minuta në Instagram grumbulloi mbi gjashtë mijë pëlqime.

Morena këtë kohë ka qenë më pasive në muzikë, derisa është fokusuar në një biznes tjetër që ka të bëjë me estetikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat