Ajo është tejet e përkushtuar pas palestrës dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren, Arta Nitaj, e cila vazhdon të jetë shumë e angazhuar e njëherësh mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.
Bukuroshja së fundmi ka ndarë një imazh nga palestra, në të cilin tregon linjat trupore para pasqyrës.
Duke qenë se ushtron prej vitesh, ajo tani ka arritur një imazh të përsosur për të cilin merr edhe komplimente të shumta.
Krahas kësaj, Arta që një kohë nuk ka qenë e angazhuar në ekran apo në ndonjë program televiziv edhe pse kishte paralajmëruar disa herë.