Ajo është tejet e përkushtuar pas palestrës dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren, Arta Nitaj, e cila vazhdon të jetë shumë e angazhuar e njëherësh mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.
Bukuroshja së fundmi ka ndarë një imazh nga palestra, në të cilin tregon linjat trupore para pasqyrës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/08/auto_Arta-Nitaj1628405333.png)
Ish-aktorja e “O sa mirë” shfaqet në formë të mahnitshme dhe shumë e komentuar për fizikun atraktiv.
Duke qenë se ushtron prej vitesh, ajo tani ka arritur një imazh të përsosur për të cilin merr edhe komplimente të shumta.