Modelja Erjona Sulejmani dhe Alessandro Basciano, po jetojnë momentet më të bukura të dashurisë.
Ata shpesh i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë dashurie dhe nuk ngurojnë ta tregojnë publikisht se sa e duan njëri-tjetrin.
Së fundmi partneri italian ka postuar një foto me bukuroshen Sulejmani, ndërsa i ka kushtuar disa vargje të një kënge italiane.

“Përrallë…”, ishin vargjet që Alessandro zgjodhi për të përshkruar dashurinë me Erjona Sulejmanin.
“Tani do t’ju tregoj një histori që do ta keni të vështirë ta besoni Sepse bëhet fjalë për një princeshë dhe i një kalorësi i cili duke hipur në kalin e tij të bardhë, ai hyri në pyll, duke kërkuar për një ndjenjë që të gjithë e quanin dashuri ”, shkruan Alessandro Basciano në foton që ka publikuar në Instagram.
