Stresi i është shtuar listës së personazheve shqiptarë që janë kundër ardhjes së Goran Bregovic në Shqipëri.
Në një postim në rrjete sociale ai shprehet se vetëm shqiptarët e Kosovës e dinë çfarë kanë kaluar gjatë luftës me Serbinë, ndaj ne nuk mund t’ju hapim plagë duke ftuar dikë që ka frymëzuar ushtarët serbë.
Ai shton se nuk bën më thirrje për dhunë.

Stresi ju ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që të bojkotojnë festivalin në të cilin do të këndojë Goran Bregovic.