Nuk shkoi në punë, modelja e njohur gjobitet me 1.8 milion dollarë

Bota e Yjeve

Nuk shkoi në punë, modelja e njohur gjobitet me 1.8 milion dollarë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:58
Kendall Jenner

Modelja e njohur, Kendall Jenner është hedhur në gjyq nga marka italiane e modës “Liu Jo”.

Kjo e fundit pretendon se ylli i familjes Kardashian ka shkelur kushtet e një kontrate.

Image

Në padinë e depozituar në Gjykatën e SHBA në Manhattan, thuhet se Jenner mori pjesë vetëm në një nga dy fotosesionet e planifikuara, pra nuk shkoi në punë dhe nuk përmbushi pikat e kontratës.

Si pasojë, “Liu Jo” do të përfitojë 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim pasi thotë se i ka paguar 1.35 milionë dollarë modeles. 

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat