Georgina Rodriguez është shfaqur së fundmi në Marbella të Spanjës, në galanë e bamirësisë Starlite, me fustanin në ngjyrë jeshile.
Modelja 27-vjeçare shkëlqeu me fustanin dhe ‘look-un’ e përzgjedhur.
Ajo i kishte kombinuar vëthët me fustanin.
Me flokët e hedhur pas dhe pedikyrin e kuq, Georgina ka marrë vëmendjen e gjithë ndjekësve dhe paparacëve.