Disa ditë më parë në mediat rozë u raportua se Afërdita Dreshaj i ka thënë “lamtumirë” Amerikës e së bashku me bashkëshortin dhe të birin. Ajo do të qëndrojë në Europë, konkretisht në republikën çeke në muajt në vijim.
U tha se zhvendosja e ka një arsye dhe lidhet me pjesën profesionale. Jakub Kindl, bashkëshorti i saj hokeist do të transferohet në një ekip europian, ndaj dhe familja do të zhvendoset.
Këtë gjë e ka konfirmuar ditën e sotme edhe Afërdita. Ajo ka zbuluar se bashkëshort i saj ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën çeke të hokejit, HC Skoda Plzen.
Marrëveshja është firmosur ditën e sotme dhe Afërdita është shprehur shumë krenare për këtë arritje të bashkëshortit të saj.
“Jam krenare për burrin tim! Urime dashuria ime, jemi shumë të lumtur që do të luash me Pilsen këtë vit. Mezi po pres për këtë rrugëtim të ri bashkë me Sky”, shkruan Afërdita në postimin e saj.