Këngëtarja ka paralajmëruar një ndryshim në dukjen e saj.
Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna në estradë iu ka kërkuar një mendim fansave të saj përmes rrjetit social Instagram.
Artistja shqiptare, e ka publikuar në storien e saj në Instagram një fotografi teksa ka shkruar t’i ndihmojë dikush ta gjejë ngjyruesin e saj të flokëve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/12/auto_01628756491.jpg)
“Dikush le të më ndihmojë ta gjejë ngjyruesin tim të flokëve ose do të mbes tullac deri javën e ardhshme”, shkroi Tuna.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare po e shijon epitetin nënë për herë të dytë, ku edhe po publikon imazhe të djalit, Zen, në rrjete sociale.