Kim Kardashian në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar se gjatë shtatzënisë së saj të parë ka vuajtur shumë, teksa mediat e krahasonin atë me Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton.
Kim ishte duke pritur fëmijën e saj të parë, vajzën North në vitin 2013, ndërsa Kate priste Princin George. Ajo kujtoi se artikujt e lajmeve e krahasonin atë me një balenë, pasi gjatë shtatzënisë ajo ishte diagnostikuar me pre-eklampsi gjë që i shkaktonte ënjtje në këmbët dhe fytyrën e saj.
“Ishte vërtet, vërtet çmenduri. Ata gjithmonë më krahasonin me Kate Middleton, duke thënë se Kate ishte shumë e dobët dhe Kim si balenë, një e dobët dhe një balenë. Ishte diçka aq e keqe.
Nuk mendoj se do të ndodhte edhe sot, por më vrau vetëvlerësimin. Unë vërtet nuk mund ta besoj se kjo ishte e pranueshme dhe se kjo ishte në rregull. Unë qëndroja në shtëpi dhe qaja gjatë gjithë kohës”, është shprehur Kim.
Më tej ajo ka treguar se ka qenë pikërisht ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, që e ndihmoi të mos i interesonte se çfarë mendonin njerëzit.