Është vetëm 13 vjeç, por Efi Gjika është kthyer në një prej artisteve shqiptare që po mahnit botën.
Efi është një artiste e kompletuar që nga pamja e deri tek talenti i saj në këndim, duke arritur në një moshë kaq të re suksese të njëpasnjëshme.
Së fundmi ajo ka performuar në një koncert humanitar në Kanada në “Motion Charity Concert”.
Në hyrje të koncertit ka mbajtur fjalim kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau duke falenderuar të gjithë për mbështetjen që kanë dhënë për këtë koncert dhe artistët që performuan.
Më pas shfaqet Efi me një videoklip buzë detit dhe zërin e saj ëngjëllor.
Kujtojmë që tre vite më parë Efi mori pjesë në “Junior Eurovision Song Contest”, me këngën Barbie, një nga këngët më të pëlqyera të këtij festivali.