Një ditë e re sjell një foto të re të yllit të muzikës pop, Rihanna e cila shënjon gjithmonë me “look-un” e saj.
Këngëtarja është fotografuar në New York mbrëmjen e kaluar teksa ka kombinur një palë xhinse bojëqielli, tutat e shkurtra poshtë dhe një kanatjere të lehtë sipër.
Rihanna nuk kishte harruar të vendoste shaminë në kokë duke marrë pamjen e një repereje të vërtetë dhe syzet e diellit.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna vendos një target të ri në modë me daljet e saj publike.