Ariana Grande dhe Dalton Gomez rreth 3 muaj më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, e prej asaj dite ata janë duke shijuar pafund jetën e tyre të re në krah të njëri-tjetrit.
Së fundmi, Dalton Gomez ka festuar 26-vjetorin e lindjes dhe nuk mund të mungonte urimi i veçantë nga Ariana edhe në rrjetet sociale.
Aajo shpërndau një foto të papublikuar më herët nga dasma e tyre, gjithashtu një fotografi gazmore nga muaji i tyre i mjaltit.

“Gëzuar ditëlindjen zemrës time, bashkëshortit tim, mikut tim më të ngushtë”.