Jasmin Kadriu i bëri të gjithë të besojnë se i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e ri, për të cilin foli publikisht vetëm pak ditë më parë. Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka treguar se si qëndron e vërteta e romancës së saj.
Ditën e djeshme, ajo zhvilloi një bisedë me ndjekësit në Instastory-in e saj. E pyetur nëse është ndarë nga i dashuri, mes tre përgjigjeve, Kadriu etiketoi “JO”, duke hedhur poshtë zërat se bukuroshja zesahkane është sërish single.

Jasmin doli nga programi i dashurisë së bashku me Andi Artanin, një tjetër konkurrent, me të cilin nuk arriti të kuptohej dhe vetëm pak ditë pas deklaratës për njëri-tjetrin, dyshja u nda. Ata nuk ndiqeshin më në rrjete sociale dhe madje fshinë të gjitha postimet që kishin bashkë.
E pyetur nëse do të kthehej me një ish-partner (siç është tashmë edhe Artani), Jasmin shkroi: “JO”. Ish-konkurrentja ka vendosur që ta mbajë larg vëmendjes publike partnerin e saj të ri.

Më herët, Kadriu ka treguar se ka fillers (mbushës) në buzë, por përveç kësaj nuk ka asnjë ndërhyrje kirurgjikale dhe këtë e theksoi edhe një herë ditën e djeshme, kur iu përgjigj pyetjes së ndjekëses. Ajo etiketoi dy herë përgjigjen “JO”, duke nënkuptuar se përgjigja është e prerë.