Eni Koçi është këngëtarja nga Shqipëria e cila filloi të mirret qysh në moshë të re me muzikë.
Bashkë me motrën e saj Gretën sollën para shumë vitesh këngën “S’jam jetime”, e cila u pëlqye për tematikën e trajtuar.
Vit pas viti këngëtarja filloi të pëlqehet më shumë dhe të bëhet po ashtu emër mjaft i ndjekur edhe në instagram, aty ku Eni përveç postimeve në lidhje me karrierën shfaq edhe përditshmërinë e saj.

Ndërkohë që një turne që kishte në Amerikë para disa vitesh kishte qenë më fat për Enin e cila u njoftua me partnerin e saj Genc Prelvukaj.
Ani pse Genci është plot 15 vite më i madh se Eni, kjo nuk i ka penguar dyshen që jenë bashkë, përkundër faktit që mund të ketë pasur komente të ndryshme nga njerëzit mbi këtë çështje.
Së fundmi, Eni ka postuar tri fotografi, ku të fundit e la atë me Gencin duke marrë vëmendje me mbishkrimin e fotos.
“Ëmbëlsira për fund”, shkroi ajo sipër imazhit.