Travis Baker ka udhëtuar për herë të parë me avion që ku i mbijetoi aksidentit vdekjeprurës me aeroplan 13 vite më parë.
Sipas TMZ, bateristi i Blink-182 fluturoi nga Los Angeles drejt Meksikës, së bashku me të dashurën e tij, Kourtney Kardashian të shtunën.
Në fotot e publikuara, Baker shihet duke zbritur nga avion privat i Kylie Jenner në Cabo.

Ylli 45-vjeçar nuk ka udhëtuar me mjet fluturues që nga viti 2008 kur avioni i tij u rrëzua në Kaliforni.
Nga aksidenti tragjik mbetën të vdekur roja i tij i sigurisë Charles Still dhe ndihmësi i tij, Chris Baker, si dhe dy pilotët e avionit.
Ndrësa Barker u plagos rëndë, me djegie të shkallës së tretë në 65% të trupit të tij.

Në një intervistë në vitin 2015, ai zbuloi se qëndrimi për disa muaj në spital, operacionet e panumërta dhe transplantet e lëkurës, ndikuan në shëndetin e tij mendor dhe mendoi t’i jepte fund jetës.

Ndërsa shtoi se vizitat e dy fëmijëve të tij në spital e “nxorën përfundimisht nga ai vend i errët”.
