Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë të pandashëm që kur ndezën thashethemet se janë rikthyer bashkë në fillim të vitit. Dhe pasi zyrtarizoi lidhjen në Instagram në ditën e saj të lindjes muajin e kaluar, tani këngëtarja ka bërë një lëvizje tjetër që tregon se sa shumë e do Ben-in.
Jennifer dhe vajzat e saj kanë dalë për shopping së bashku me dy vajzat e Ben Affleck. Ato i kanë dhuruar Violet dhe Seraphina bizhuteri shumë të veçanta, raporton “HELLO!”.
Aktorja ka fshirë të gjitha gjurmët e lidhjes me ish-të fejuarin Alex Rodriguez nga llogaria e saj në Instagram. Përveç kësaj, Jennifer ka hequr të gjitha fotografitë me të, përfshirë edhe ato ë shkrepura në inaugurimin e Joe Biden.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/18/auto_jennifer-lopez-111629287345.jpg)
Jennifer dhe Alex u lidhën në vitin 2017 dhe shpallën fejesën në mars të vitit 2019.
Çifti u detyruan të shtyjnë martesën e planifikuar për në 2020-ën për shkak të pandemisë pasi kishin planifikuar të lidhnin kurorën në një ceremoni në Itali qershorin e kaluar, por më pas njoftuan ndarjen në prill të këtij viti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/18/auto_jennifer-lopez-221629287349.jpg)
Binjakët e Jennifer, Emme dhe Max, 13 vjeç, kishin një marrëdhënie të ngushtë me vajzat e Alex, Natasha, 15 vjeç, dhe Ella, 13 vjeç. Jennifer tani thuhet se po kërkon për një shtëpi në Los Anxhelos, pasi më parë jetonte në Miami me Alex.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/18/auto_jennifer-lopez-411629287352.jpg)
Ben dhe Jennifer u fejuan në nëntor të vitit 2002 dhe do të martoheshin në shtator të vitit të ardhshëm. Por dyshja më pas anuluan dasmën për shkak të vëmendjes së tepruar të mediave.