Para pak kohësh reperi Cozman i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lidhjen e tij të re me një brune seksi, me të cilën pozoi në rrjete sociale. Një vajzë e quajtur Fjolla, që është partnerja e reperit, postoi në foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi në llogarinë e tij.
Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën.
Ndërkohë ditën e sotme reperi i njohur feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungote një urim publik nga e dashura e tij.
“Gëzuar ditëlindjen zemër. Të dua”, ka shkruar Fjolla krahas fotos ku çifti duken më të dashuruar se kurrë, të cilën Cozman e ka ripostuar në InstaStory-n e tij.
Gjërat mes dyshes janë bërë shumë serioze dhe lidhja është konsoliduar plotësisht.