Scarlett Johansson dhe Colin Jost janë bërë prindër.
Përfaqësuesi i aktores konfirmoi për People se çifti kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku. Menjëherë pas kësaj, Colin zbuloi emrin dhe gjininë e bebushit.
Komediani konfirmoi në Instagram se ai dhe Scarlett, tani nënë e dy fëmijëve, mirëpritën një djalë. Ai gjithashtu zbuloi emrin unik të të porsalindurit.
"Ok, ok, jemi bërë me fëmijë," shkroi Colin. "Emri i tij është Cosmo. Ne e duam shumë atë," -tha Jost, duke shtuar me humor: "Privatësia do të vlerësohej shumë. Për të gjitha pyetjet ju lutemi kontaktoni publicistin tonë.”
Cosmo i bashkohet motrës së madhe Rose Dorothy Dauriac, 6 vjeçe, babai i së cilës është ish-burri i aktores, Romain Dauriac.
Scarlett nuk ka komentuar për lindjen dhe gjithë periudhën e shtatzënisë ka qëndruar larg vëmendjes së kamerave e paparacëve. As ajo dhe as Colin nuk kanë ndarë ende asnjë fotografi të djalit të tyre në internet.
Çifti njihen për privtësinë që karakterizon jetën e tyre personale.