Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullojnë thashethemet se Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë edhe një mundësi martesës së tyre.
Aludimet u shtuan pasi ish-çifti, prindër të një vajze, u filmuan së bashku në aeroport. Ata ishin në shoqërinë e Renee dhe kanë zgjedhur që t’i kalojnë së bashku pushimet.
Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Robert Berisha ka zbuluar edhe destinacionin luksoz që kanë zgjedhur për të pushuar.

Ai publikoi video e foto në Bodrum në Turqisë, ndërsa në disa momente shfaqet edhe Renee.
Ndarja e ish-çiftit është komentuar mjaft në media. Ata i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare, ndërsa nuk kanë treguar arsyen e këtij vendimi.
E pyetur gjatë intervistave për ndarjen, Nora ka thënë se po mundohet që së bashku me Robert Berishën ta menaxhojë mirë, që vajza e tyre të mos e ndjejë këtë problem.
Ajo tregoi se të dy janë të përkushtuar ndaj Renee dhe kanë marrë përgëzime prej miqve për menaxhimin e situatës. Ndërsa rrëfeu se Renee e do shumë babain e saj, por është më shumë e lidhur me të, duke shtuar se s’mund të rrinë pa njëra-tjetrën.