Mozzik ka marrë ditën e sotme dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.
Këtë lajm e ka ndarë vetë ai përmes një postimi në Instastory, ku ka publikuar një moment nga vaksinimi.
“Unë u vaksinova me dozën e dytë. Vaksinohuni”, kështu ka shkruar Mozzik.

Po ashtu, më herët Mozzik ka bërë postim në InstaStory duke u bërë apel ndjekësve të tij që ta marrin vaksinën sa më shpejt.