Trashëgimtarja e famshme Paris Hilton dhe i fejuari i saj Carter Reum hodhën 8.4 milionë dollarë në një shtëpi në Malibu më 14 qershor.
Shtëpia, e ndërtuar në vitin 1955, ka 3 dhoma gjumi, 3 tualete dhe mbulon një sipërfaqe prej 1.000 metra katrorësh.
Në katin e parë ndodhen dhoma e ndenjes dhe një dhomë ngrënie me oxhak, një dhomë mediatike dhe një dhomë lavanderi.
Ndërsa në katin e sipërm, suita e çiftit ka dysheme druri, një oxhak, një tualet-spa me pllaka guri dhe dy ballkone përballë oqeanit, të cilat janë të pajisura me një vaskë dhe zonë ndenjeje.
Kuzhina, ku ajo ka filmuar një promo për "Cooking With Paris", ka pamje nga oqeani, pajisje të cilësisë më të lartë dhe tavolina graniti.
Hapësira e ngrënies në natyrë ka një shkallë që zbret direkt në plazhin La Costa.
