Romanca e Irina Shayk dhe Kanye West, e cila zgjati vetëm dy muaj, ka marrë fund. Burime të shumta tregojnë pse marrëdhënia e tyre nuk u bë kurrë serioze.
Lidhja e Kanye me Irina-n është romanca e parë e reperit që pas divorcit nga Kim Kardashian në shkurt të këtij viti, shkruan “Elle”. Lajmi për ndarjen e West dhe Shayk vjen pasi Kardashian dhe West u panë duke ngrënë drekë së bashku në Malibu të premten.
Një burim shpjegoi për “Us Weekly” se marrëdhënia e Shayk dhe West nuk qe kurrë diçka serioze.
“Kanye dhe Irina i kanë dhënë fund, por kurrë nuk patën nisur ndonjë gjë në fakt, nuk ka asgjë mes tyre,“- tha burimi. Ai shtoi se Shayk e kuptoi që “ata nuk janë për njëri-tjetrin” dhe në fund e la atë.
Burime të shumta kanë konfirmuar ndarjen e dyshes. Një burim tjetër tha: “Kjo nuk ishte ndonjë romancë afatgjatë. Nuk ishte kurrë një gjë serioze“.
Një burim i dytë shtoi se “Kanye ka qenë i zënë me punë dhe me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të takohet tani. Megjithatë, ai e konsideron Irina-n të mahnitshme. Ata mbeten miq.”.