Ditën e djeshme Marina konfirmoi lajmet që prej kaq kohësh qarkullonin duke treguar se është e bekuar që shumë shpejt do të bëhet nënë dhe falenderonte Zotin.
Marina postoi edhe foto me barkun e rrumbullakosur teksa ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë dhe një foto përqafuar me Getin.
Pasi dhanë lajmin e bukur, çifti janë nisur me pushime.

Marina ka postuar një video nga aeroporti i Dubait duke zbuluar kështu destinacionin e tyre.