Kush ishte ish i dashuri i Kate, që e bëri Williamin shumë xheloz?

Bota e Yjeve

Kush ishte ish i dashuri i Kate, që e bëri Williamin shumë xheloz?

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 21:51
Kate Middleton dhe princi William

Kate Middleton dhe princi William janë një cift mjaft solid sot, dhe së bashku me tre fëmijët e tyre, bëjnë një familje mjaft të bukur. Por William nuk ishte dashuria e parë e Kate. Në fakt, zemra e saj ka rrahur dhe për të tjerë, por njëri prej tyre e acaroi shumë asokohe atë që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj.

Në 2007-të, dyshja u nda për një kohë të shkurtër dhe Kate udhëtoi drejt Dublinit me një grup miqsh “për të hequr mendjen”. Atje duket pati një romancë të shkurtër me një nga shokët e shkollës së William, Henry Ropner.

Në fakt, Williami e kishte gati rival Henryn, pasi kishte pasur dikur lidhje me një nga të dashurat e tij.

“Ne ishim të dy shumë të rinj”, shpjegoi Princi kur foli për ndarjen në intervistën e tyre të fejesës në vitin 2010.

“Ndodhi në universitet, ne ishim akoma duke gjetur veten dhe kishim karaktere të ndryshme, po përpiqeshim shumë të gjenim rrugën tonë dhe po rriteshim. Ishte vetëm një lloj hapësire, diçka e tillë, dhe funksionoi për mire,” u shpreh ai.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat