Eli Fara ka dhënë dje lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta të nënës së saj.
“Ndërroi jetë nëna ime Vangjelia Bello Fara. E shtrenjta ime t’u prehtë shpirti në paqe”, është shprehur ajo mes tjerash në pak rreshta ku ka ndarë edhe një foto bardhë e zi nga e cila nuk është e vështirë të dallohet ngjashmëria e këngëtares me të ëmën.
Në rrjetet sociale ka reaguar edhe vajza e Eli Farës, Marina e cila duket se po e vuan shumë ndarjen nga jeta e gjyshes së saj.

“Ti je këtu. Të shoh në sytë e dajës, të shoh në fytyrën e mamit. Të shoh brenda zemrës sime, ku do të jesh gjithmonë.”, shkruan Marina ndër shumë rreshta të tjera ku shpreh dhimbjen.