Bebe Rexha vendosi mbrëmjen e djeshme që të mos zhvillojë një intervistë me ndjekësit në rrjete sociale, por t’u japë mundësinë që t’i tregojnë asaj një sekret. Mirëpo, gjatë bisedës, edhe këngëtarja shqiptare zbuloi një detaj për veten që nuk e kishte thënë më parë.
“Unë ndihem kaq e pasigurt për shkak se trupi im duket shumë i dobët dhe ende e lag shtratin tim. Jam 17 vjeç”, i shkroi një ndjekëse.
Bebe Rexha iu përgjigj: “Mos u ndje e pasigurt, çdo formë dhe madhësi e trupit është e bukur. Unë e laga shtratin tim aksidentalisht para rreth një viti dhe jam 31 vjeç. Ti je në rregull, të premtoj”.
Pak ditë më parë, në një video të publikuar në “TikTok”, Bebe Rexha tregoi se kur ishte 17 vjeç, mendonte se në moshën 30-vjeçare do të ishte martuar.
Më herët, Rexha ka zbuluar se për shkak të traditave shqiptare, të afërm të saj kanë dashur ta martojnë që 17 vjeç. Ka qenë nëna e saj ajo që nuk ka pranuar dhe e ka nxitur këngëtaren që të ndjekë ëndrrat e saj për t’u bërë kjo që është sot.