Nëse e ndiqni Luanën në Instagram a e keni vënë re një detaj? Në çdo dalje, moderatorja mban me vete diçka që e bën të duket si Barbie.
Po flasim për çantën e vogël ngjyrë rozë që kohët e fundit e kemi parë shpesh në fotot e saj.
Dhe e bukura është se Luana di ta kombinojë me çdo veshje dhe look. Diku e ka mbajtur këtë çantë për një darkë, diku tjetër për një set fotografik.
Një herë e kombinon me veshje sportive, një herë me veshje casual. Për më tepër nuk e vret aspak mendjen për t’u veshur me të njëjtat ngjyra si çanta.
Diku e ka kombinuar me xhinse, bluzë të verdhë e këpucë lejla, diku tjetër me portokalli e bezhë. Me një detaj kaq të vogël dhe Luana shfaqet gjithnjë me stil.

