Pas 5 muajsh bashkë, Rita Ora dhe Taika Waititi kanë nisur diskutimet për martesën.
Një burim pranë çiftit ka thënë, “Taika e thërret Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit.
Të gjithë e konsiderojnë këtë si një shaka dhe flirtim, por Rita padyshim që shpreson që ai ta ketë seriozisht”.

Ndërkohë raportohet se këngëtarja teksa ka biseduar me shoqërinë e saj, me shaka ju ka thënë se ajo dhe Taika do të martohen në një ceremoni të shpejtë, dhe e më pas do të organizojnë një festë më të madhe.