Dolce Gabbana organizoi një shfaqje të vërtetë të modës italiane, një natë më parë në Itali.
Koleksioni u prezantua në një pistë të kuqe të krijuar nga mjeshtërit italianë. Modelet sfiluan me veshjet e prej mëndafshi, sateni dhe tyli.
Jennifer Lopez mori gjithë vëmendjen sapo hipi në pasarelë. Me pantolla e crop top me lule, një pelerinë e kapelë si dhe bizhuteri të rënda, veshja e saj dukej ekstravagante dhe moderne njëkohësisht. Ndër të tjerë, këngëtarja ra në sy me imazhin e saj, duke treguar edhe njëherë se vitet për të, janë thjesht numra.
Me një grim të pastër e minimalist, stilistët i kishin dhënë rëndësinë kurorës dhe vëthëve të mëdhenj që artistja mbante.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/30/auto_WhatsApp-Image-2021-08-30-at-18.05.59-61630340558.jpeg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/30/auto_WhatsApp-Image-2021-08-30-at-18.05.59-11630340573.jpeg)