Bebe Rexha ka festuar dje ditëlindjen.
Këngëtarja ka mbushur 32 vite meqë rast pranoi urimë të përzemërta nga familjarët, miqtë dhe kolegtë e saj.
Mes tyre ishte edhe Rita Ora ajo që solli një foto bashkë me të si dhe një urim të këndshëm për Beben.

Derisa sot Bebe ka sjellë disa imazhe duke treguar veshjen e saj që pati mbrëmë në festën e ditëlindjes.
Këngëtarja u shfaq veshur me një fustan me zemër tek pjesa intime i punuar nga Dolce Gabbana në vitin 2005.
“Kjo është ajo që duhet të vesh për ditëlindjen time dje! Vintage 2005 @dolcegabbana baby ❤️ faleminderit të gjithëve për dëshirat e mira xoxoxo” ka shkruar Bebe sipër imazheve.